Pyetjet e shpeshta

Ku ndodhet dyqani juaj?

Dyqani jonë ndodhet në Prishtinë, rruga: “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, nr.120, Ulpianë, përballë bankës TEB

Në cilat qytete i keni dyqanet (pikat) e shitjes:

-Prishtinë

-Prizren

-Pejë

-Gjilan

-Ferizaj

Në cilat vende apo qytete mund të dorëzoni produktet?

Ne bëjmë transportin e produkteve tona në të gjitha qytetet e Kosovës.

Çfarë produkte ofroni ju?

Ne ofrojmë një gamë të gjerë të produkteve me kualiteti të lartë, brende të njohura amerikane për shtim peshe, humbje peshe, proteina, vitamina & minerale, produkte për energji dhe forcë etj. 

Në cilat fitnese mund t'i gjejmë produktet tuaja?

Produktet tona i gjeni tek fitnesat:

Provit Arberi – Rr. Ahmet Krasniqi, Kompleksi Veranda ( Lokali nr.5-6 kati perdhese me pamje nga qyteti Objekti 2 dhe Lokali nr.5-6 kati perdhese me pamje nga qyteti Objekti 3) – Prishtine

 

Provit Rruga B – Rr. Muharrem Fejza , Lokali nr.3 , Objekti Residio 1 – Prishtine

 

Provit Grand – Grand Hotel Prishtina (salla nën perdhese)-  Sheshi Zahir Pajaziti – Prishtine

 

Provit GYM – Rr. Musine Kokollari , Nr.5 – Prishtine.

Cilat janë mënyrat e pagesës që aplikohen?

CASH – Pagesën e bëni me para në dorë në dyqanet tona, me kartelë bankare si dhe ju mund të paguani produktin me cash tek postieri, në momentin që bëhet dorëzimi i produktit tek ju. 

A mund ta kthej produktin që kam blerë?

Po sigurisht ju mund ta ktheni atë duke garantuar se produkti është i pa hapur, ashtu siq e keni pranuar

A mund të anuloj një porosi të bërë?

Po, ju mund ta anuloni porosinë në çdo moment pa patur asnjë kosto ekstra. Mjafton të kontaktoni me ne nëpermjet e-mail, rrjeteve tona sociale apo numrit të kontaktit pa pagesë: 0800 555 03 

Çfarë forme do të ketë pako ime?

Produktet do të vijnë tek ju me paketime diskrete, në kuti kartoni apo qese plastike krejtësisht të thjeshta.

Sa zgjat dorëzimi i produktit nga moment i porosisë?

Në të gjitha qytetet e Kosovës brenda 48-orëve.